“Ju njoftojmë se duke filluar nga data 1 qershor 2024, do të bllokohet për qarkullimin e automjete një pjesë e segmentit të rrugës nacionale N2, Kaçanik- Hani i Elezit. Bllokimi I këtij segmenti bëhet për arsye të zhvillimit të punimeve në hekurudhë-pjesa jugore e hekurudhës 10 (Fushë Kosovë- Hani i Elezit)”, thuhet në njoftim.
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se duke filluar nga data 1 qershor, do të bllokohet për qarkullimin e automjeteve një pjesë e segmentit të rrugës nacionale N2, Kaçanik – Hani i Elezit.
Sipas njoftimit të ministrisë, bllokimi do të bëhet për shkak të disa punimeve në hekurudhë.
“Ju njoftojmë se duke filluar nga data 1 qershor 2024, do të bllokohet për qarkullimin e automjete një pjesë e segmentit të rrugës nacionale N2, Kaçanik- Hani i Elezit. Bllokimi I këtij segmenti bëhet për arsye të zhvillimit të punimeve në hekurudhë-pjesa jugore e hekurudhës 10 (Fushë Kosovë- Hani i Elezit)”, thuhet në njoftim.
Ministria ka shtuar se nëpër autostradën “Arbën Xhaferi” do të mund të qarkullojnë automjetet e rënda që kalojnë transit në Kaçanik, ndërsa automjetet tjera mund ta shfrytëzojnë bajpasin e ndërtuar në rrugën “Agim Bajrami” (përjashtohen mjetet e rënda).