Punimet në kanalizim, bllokohen këto rrugë të kryeqytetit

Prishtinë | 04 Pri 2025 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Nesër (e shtunë), nga ora 10:00 deri në 18:00, do të bëhet bllokimi i rrugës “Ibrahim Lutfiu” në kryeqytet, për shkak të punimeve në kanalizim nga Drejtoria e Investimeve Kapitale.

Punimet po zhvillohen edhe në rrugën “Hamdi Mramori” (mbrapa Muzeut).

Rrugët alternative për qarkullim do të jenë rruga “Ilaz Agushi”, “Bajram Kelmendi” dhe rrugët lidhëse të zonës së vjetër të qytetit

Të ngjashme