Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se punimi i profesorit Ardrit Gashi është vlerësuar si ndër më të mirët, duke u renditur i katërti në garën e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Unifikimin e të Drejtës Private.
“Punimi i profesorit Ardrit Gashi është vlerësuar si ndër me të mirët duke u renditur në vendin e 4-të në garën e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Unifikimin e të Drejtës Private (International Institute for the Unification of Private Laë – UNIDROIT).”
Punimi ka qenë në formë eseje dhe analizon dhe jep ide për hapësirat/mundësitë e aplikimit të këtyre Parimeve–si e drejtë e “butë”, në juridiksione ku rregullat të drejtës ndërkombëtare private–si e drejtë e “fortë” sfidojnë aplikimin e tyre, përkundër nivelit të avancuar juridik që kanë Parimet e UNIDROIT.
Në këtë drejtim dhe mbi të gjitha, punimi rekomandon aplikim të qasjeve më ndryshe se deri tani të UNIDROIT në përmbushjen e objektivave të tyre.
“Punimi në formë eseje i profesor Gashit në këtë kompeticion, analizon dhe jep ide për hapësirat/mundësitë e aplikimit të këtyre Parimeve–si e drejtë e “butë”, në juridiksione ku rregullat të drejtës ndërkombëtare private–si e drejtë e “fortë” sfidojnë aplikimin e tyre, përkundër nivelit të avancuar juridik që kanë Parimet e UNIDROIT. Në këtë drejtim dhe mbi të gjitha, punimi rekomandon aplikim të qasjeve më ndryshe se deri tani të UNIDROIT në përmbushjen e objektivave të tyre.”
UPka bërë të ditur se UNIDROIT është organizatë ndërqeveritare dhe e pavarur me seli në Romë.
“UNIDROIT është një organizatë ndërqeveritare dhe e pavarur me seli në Romë. Objektivat dhe qëllimi i saj është të studiojë nevojat dhe metodat për modernizimin, harmonizimin dhe koordinimin e të drejtës private ndërmjet shteteve dhe grupeve të shteteve, dhe në këtë mënyrë të nxjerrin akte juridike, instrumente ligjore, parime dhe rregulla uniforme dhe të përbashkëta për të gjitha shtetet https://ëëë.unidroit.org/.”
“Një prej këtyre akteve juridike/instrumenteve më të rëndësishme të UNIDROIT, janë edhe Parimet e UNIDROIT për Kontratat Komerciale Ndërkombëtare. Dhe, ky kompeticion është organizuar në vigjilje të 30 vjetorit të këtyre Parimeve.”