Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në njërën nga pikat e Super Vivës, përkatësisht në fshatin Reçan të Suharekës.
Të martën në mbrëmje një person ka humbur jetën pas kontaktit me rrymën. Nga policia bëjnë të ditur se rreth orës 20:10 kanë marrë informatën se në fshatin Reçan të Suharekës një person është goditur nga energjia elektrike.
“Rreth orës 20:15 viktima është dërguar në Emergjencën e Suharekës. Sipas mjekut kujdestar viktima është sjell pa shenja jete”, tha për RTK Vesel Gashi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit.
Viktima është 42-vjeçari me inicialet G.G nga Suhareka. Sipas medieve, ai ishte punonjës në market.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe njësitet përgjegjëse jane duke mbledhur provat dhe dëshmitë lidhur me rastin.
“Hetuesit janë në kontakt me prokurorin kujdestar i cili është duke udhëhequr hetimet dhe do të të veprohet në bazë të udhëzimeve të tij”, tha tutje Gashi.