Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dallas të SHBA-ve gjatë ditës së sotme.
Një punonjës në këtë qytet amerikan ka hyrë në ambientet e vendit të punës dhe ka vrarë një prej shefave të tij. Më pas vrasësi ka kryer vetëvrasje, raporton “Dallas Morning News”.
Kjo medie ka marrë në pyetje edhe persona që ishin pranë vendit ku ka ndodhur krimi i rëndë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ambulanca. Pritet që ngjarja të bëhet publike edhe me fakte, si dhe të zbulohet arsyeja e krimit makabër.