Përfaqësuesit e Odës së Mjekëve, Infermiereve, Farmacistëve dhe Fizioterapistëve të Kosovës, përmes një deklarate të përbashkët kanë reaguar ndaj draft-ligjit për paga.
Në dokumentin dërguar mediave, kryetarët e odave të mjekëve, infermierëve, farmacistëve dhe fizioterapistëve kanë thënë se “çdo propozim që bie ndesh me propozimet e harmonizuara mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Odave të Profesionistëve Shëndetësorë do të jetë i papranueshëm për komunitetin e profesionistëve shëndetësorë”.