Punonte në morg, si e kuptoi nëna vrasjen e 20 vjeçarit në Velipojë: Peshqiri mu duk si i djalit

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Nëna e 20-vjeçarit Musaen Zeneli, Anila Zeneli ka folur për herë të parë këtë të martë për “Panorama.al”, duke thyer heshtjen, për ngjarjen e rëndë që goditi familjen e saj. I biri i saj mbeti i vrarë nga plumbat e armës në ditën e parë të punës në një hotel në Velipojë.

Ajo tregon se lajmin e ka marrë vesh me vonesë, nga të afërmit e saj, vëllai e tezja në Itali.

Anila Zeneli rrëfeu se telefonata e fundit me të birin ka qenë në orën 19:00 të mbrëmjes të shtunën. Biseda për qenin që kishin në shtëpi do jetë e fundit që ajo do mbajë mend me djalin që tani nuk jeton më.

“Kam tentuar te kontaktoj prap por nuk kam mundur. Biseden e fundit e kemi bere per nje qen qe mbante ne shtepi”, tregoi ajo.

E shkatërruar nga ajo që i ka ndodhur, nëna e Musaenit thotë se ajo që po e lëndon më shumë pas vdekjes së djalit është lajmi i përhapur se ai ka qenë i sëmurë.

“Djali im nuk ka qene autik dhe nuk e di kush e ka nxjerre kete se ai eshte autik. Kjo me ka lenduar shume dhe eshte e papranueshme sepse ai nuk ka qene i semure”, u shpreh ajo për gazetarin e “Panorama”.

Teksa kërkon që të shohë kamerat e hotelit, për të kuptuar atë që ndodhi atë natë, kur djali i saj humbi jetën nga plumbat e sherrit mes dy familjeve Ferracaku dhe Gocaj, nëna e 20-vjeçarit thotë se tani ajo që do është të vihet drejtësi!

“Me Pjeter Gocaj babain e dy djemve te vrare nuk kam kontaktuar por pres kedo qe te jete, te pakten ta di si ka ardhur shkaku i vrasjes. Une nuk e di si eshte qelluar Musaeni sepse ka vetem gojedhena dhe dua te shoh kamerat e sigurise per ta vertetuar.

Dua drejtesi ne kete ngjarje dhe dua te di shkakun se nuk ka qene e keqja e kerkujt” u shpreh Anila Zeneli.

Të ngjashme