Punuan edhe pas orës 23:00, policia shqipton 10 gjoba për lokalet në Prizren

Prishtinë | 12 Kor 2021 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Me qëllim të zbatimit të vendimeve të qeverisë për parandalimin e pandemisë Covid-19, gjatë fundjavës në orët e vona të mbrëmjes, patrullat policore dhe hetuesit e Stacionit Policor Prizren dhe Prizren-Veri, kanë bërë patrullime të shtuara dhe kontrollimin e lokaleve dhe bizneseve. Andaj edhe janë shqiptuar 10 gjoba ndaj kundërvajtësve.

Sipas policisë në Prizren, në fokus të kontrollimit ka qenë zbatimi i masave të qeverisë për parandalimin e Covid-19, e sidomos respektimi i orarit të punës ne bazë të vendimeve të qeverisë.

Gjatë kontrollit të bizneseve, patrullat kanë has në disa lokale që nuk e kanë respektuar orarin e caktuar (ora 23:00) dhe ndaj tyre janë marrë masat, janë mbyllë lokalet dhe ndaj pronareve janë shqiptuar gjoba.

“Lokalet që nuk e kanë respektuar orarin e punës kane qenë kryesisht kafiteritë. Gjatë këtij aktiviteti janë shqiptuar dhjetë gjoba ndaj kundërvajtësve. Aktivitete të tilla do të ketë në vazhdimësi”, thuhet nga policia.

Të ngjashme