Pushime falas për një kategori fëmijësh nga Kumanova

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 12:29 | Nga

Pushim falas në pushimoren “Majski Cvet” në Strugë kanë shkuar 96 fëmijë në Strugë nga Komuna e Kumanovës, Likovës dhe Nagariçanit të Vjetër, informoi sot Qendra Ndërkomunale për punë sociale në Kumanovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo është në kuadër të projektit falas për fëmijë të cilët janë shfrytëzues të sistemit për mbrojtje sociale.

‘Të gjithë fëmijët ndjehen mirë, shoqërohen, argëtohen, zbaviten dhe shfrytëzojnë begatitë e diellit të nxehtë dhe bukuritë e Liqenit të Ohrit’, deklaron Drejtoresha e Qendrës për punë sociale, Aleksandra Arsovska.

Ajo shpjegoi se nga numri i përgjithshëm, 25 janë me nevoja të veçanta të cilët në udhëtim kanë shkuar në shoqërim të prindërve apo kujdestarit, njofton AIM.

Projekti përfshin fëmijët pa prindër dhe përkujdesje prindërore, fëmijë me nevoja të veçanta, fëmijë të familjes të cilët janë materialisht të pasiguruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme