Pushimet verore të papërballueshme për qytetarët e Kosovës, shkak çmimet e larta në bregdetin shqiptar

Prishtinë | 07 Kor 2024 | 13:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Çmimet në bregdetin shqiptar po dalin të jenë të papërballueshme për qytetarët e Kosovës. Disa të intervistuar nga Ekonomia Online, thonë se çmimet janë të larta me të ardhurat që i kanë.

E një qytetar që nuk ka dashur të prezantohet, ka thënë se nuk do të shkoj në pushim fare për shkak të kushteve të ekomonike. Për gjendjen ekonomike, fajtor e bën Qeverinë.

“Nuk pres të shkoj në pushime, sepse në këtë gjendje ekonomike. Për shkak padrejtësive në Kosovën nuk mundem me shku, nuk ka paga dinjitoze, nuk ka kushte ekonomike për me gëzuar një pushim si qytetarë apo si invalid i luftës që jam me një pension 136 euro, nuk mundem as trafikun urban me paguar. Duhet me pasur kushte të mjaftueshme për me pasur një pushim. Lufta është vetëm për mbijetesë, për shkallën e ulët nuk janë mundësitë. Ne mundohemi me mbijetuar kurse shkalla e larta kanë mundësi me shku deri në pesë herë nëpushime”, ka thënë ai.

Kurse Din Hoti ka thënë se për standartin e vendit tonë është shumë vështirë që të përballohen çmimet në sezonën e verës.

“Për standardin tonë që e kemi është shumë shtrenjtë ështëvështirë që me i përballuar, çmimet janë hipur, në sezonën kur është më e fortë për turizëm. Nuk më duhet e arsyeshme çmimet, ndryshimet i bëjnë edhe brenda ditës për një periudhëtë shkurtër bëjnë ndryshime 90 përqind e qytetarëve nuk mund ti përballojnë”, u shpreh Hoti.

Kurse, qytetari Ali Gjyrevci ka thënë se arsyeja e ngritjeve të çmimeve janë ardhja e mërgimtarëve.

“Jetoj në Danimarkë, çmimet kanë qenë më ndryshe se mëherët, për çdo vit kur po vijnë mërgimtarët çmimet po i ngrisinnuk e di përse. Në pushime nuk kam qenë ende, nuk e di sa kanë ndryshuar çmimet, nuk janë të arsyeshme çmimet . Po e shohin se po vijnë prej jashtë dhe për me fituar më shumë”, deklaroi Gjyrevci.

Nuk këtë verë të nxehtë, qytetarët e Kosovës destenacionin për pushimet verorë e kanë bregdetet shqiptare.

Të ngjashme