“Pushimi i kalorësve” e koreografes Natalia Osipova, do të jetë parë Baleti Kombëtar i Kosovës për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.
Osipova tha se është hera e tretë që vjen në Kosovë dhe se shfaqja është komedi
“Është hera e tretë që vij në Kosovë dhe jam shumë e lumtur që bashkëpunoj me juve. Sot është shfaqja komedi klasike që mund të qeshim së bashku. Të gjithë kanë dhënë diçka për të përgatitur koreografinë. Edhe kësaj here është diçka më ndryshe se herën e kaluar. Shpresoj se do të kënaqeni sado pak”, ka thënë ajo.
Ajo ka treguar se çfarë historie përmban kjo komedi.
“Historia është se kalorësit vijnë në një pyll, pushojnë dhe ka plot shfaqje në komedi. Dashuria është e pranishme në këtë komedi dhe do të buzëqeshim së bashku”, ka thënë ajo.
Kreshnik Musolli u.d i Baletit të Kosovës, tha se premiera e kësaj komedie do të mbahet nesër, ku tha se do të ketë edhe reprizë në ditët në vijim.