Përmes udhëtimeve të organizuara nga kompania Sharr Travel, qindra kosovarë po i shfrytëzojnë ofertat e shtatorit.
Oferta e Sharr Travel dhe turizimin shqiptar, e ka prezantuar Blinera Kurtishaj nga kjo kompani.
“Kjo sezona jone ka qenë e stërmbushur me turistë nga vendet e ndryshme, ne kemi përfaqësi në hotele të ndryshme. Sezona jonë ka shkuar mirë, po vazhdon ende edhe pse jemi në fillim të shtatorit, kërkesat janë në rritje, nuk ka ulje të tyre dhe kosovarët po shfrytëzojnë ofertat e Sharr Travel, të cilat janë çmime shumë ekonomike”, tha ajo.
Kompania Sharr Travel është e njohur për përkushtimin e saj ndaj cilësisë dhe komoditetit në shërbimet që ofron. Duke përmbushur pritshmëritë e klientëve të saj, Sharr Travel siguron që çdo udhëtim të jetë një përvojë e paharrueshme.
Autobusët e kompanisë janë të pajisur me të gjitha lehtësitë e nevojshme për një udhëtim të rehatshëm, duke përfshirë ajër të kondicionuar, dhe sedilje të rehatshme. Sharr Travel ofron udhëtime të rregullta drejt destinacioneve më të njohura turistike në bregdetin shqiptar. Këto vende janë të njohura për plazhet e tyre të pastra, ujërat e kristalta dhe shërbimet e shkëlqyera turistike.
Për rezervime ju mund të kontaktoni në :044/610015 & 044542029 (Whatsapp)Prishtinë, Bulevardi Bill Klinton 038 610 015Prizren, përballë stacionit të autobusëve, 029/224016Therandë, mbrapa stacionit të autobusëve
Sharr Travel e gjeni edhe në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram