Autokratët ushqejnë turmat me udhëheqje sipërfaqësore dhe nacionalizëm arkaik të modelit ‘kush nuk është me ne është tradhtar’, sepse vetëm në saje të ndarjes në ‘ne’ dhe ‘ata’, popullistët mbetën në pushtet.
Pushteti i Albin Kurtit është bosh dhe nuk e ndryshon jetën e qytetarëve, por turmave u ofron armiq të fabrikuar. Në realitet pushteti aktual është duke u ngulfatur në afera korruptive dhe nga izolimi ndërkombëtar.
Qytetarët duhet ta kuptojnë mashtrimin që po ju bëhet duke mundësuar të riparohen gabimet dhe të shpëtohet shteti.
Ndërlidhja e çdo situate që nuk i konvenon këtij pushteti me Serbinë është shfrytëzim i traumës së luftës për t’i frikësuar qytetarët, është tendencë e nënshtrimit të tyre.
Reagimi i çdo njeriu me të përmendur të përjetuarën e rëndë, është instiktiv. Për këtë të vërtetë ky pushtet është i vetëdijshëm, por qytetarët duhet të vetëdijesohen që t’i thonë jo manipulimit.