Këto ditë pandemie secilën germë që e keni lexuar në mediat online, secilin lajm që e keni parë në TV, madje edhe ato këshillat e dhëna për të ndenjur në shtëpi – i kanë përgatitur ata plot gazetarë – jo nga shtëpitë, por nga vendet e tyre të punës.
Dhënësit e lajmit, ndoshta nuk kanë qenë në vijën e parë të frontit, por sigurisht në vijën e katërt po, siç janë edhe pushtet i katërt.
Po ky pushtet, u harrua dje krejtësisht nga pushteti.
U tha se do të ndihmoheshin mjektë, policët, zjarrëfikësit… por asku s’u përmenden gazetarët.
Tek e fundit ata gjithmonë janë aty ku jeni ju, ama ju, JO për ata.
Në këtë kohë pandemie, dhe jo vetëm, nëse nuk i kujtoni – së paku lërëni të punojnë.
Mos i ofendoni, shani dhe linçoni.
Për kohë më të mira, cheers 🙂