Pushteti ka filluar të përgatisë terrenin për Asociacionin.
Sot e paskan qitë në KTV zëdhënësin e Qeverisë për t’ua lyer qytetarëve kryet me kos:
Plani i Ahtisaarit, tha, ka qenë i mirë, për këtë plan ai ka marrë çmimin Nobel. Jo z. Zëdhënës, për atë plan ju e keni kallë Kosovën dhe i keni quajt tradhtarë ata shqiptar që e kanë pranuar.
Rrymën që ua ka paguar Kurti serbëve në veri qe 2 vite, tha, e konsiderojmë borxh. Jo i nderuar, ai ka QENË borxh dhe ju ua keni SHLYER borxhin me paratë e tatimpaguesve. Për këtë, në të kaluarën, e keni kallë Kosovën.
Përkujtimi i pesë vjetorit të vrasjes së Ivanoviqit, tha, ka qenë një moment i mirë!!! Ivanoviqi ka qenë i dënuar për udhëheqjen e vrasjes së 33 shqiptarëve në veri. Ju e shpallët hero të Kosovës!
Martini, tha, është i pafajshëm se gazetarit slloven, tha, ju ka mbyllë twitteri.