Pushteti kryefjalën “luftë e sulm” – Krerët e shtetit alarmojnë “për më të keqen”

Prishtinë | 10 Kor 2024 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Brenda pak ditësh, kryefjalë e pothuajse çdo paraqitjeje të fundit të krerëve të pushtetit ka qenë “lufta” dhe “sulmi”.

“Të jemi gati për luftë”; “luftë të gjithanshme”; Banjskë të përmasave më të mëdha”; janë vetëm disa nga paralajmërimet “për me të keqen” të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjfuca, zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

Së fundi, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti shqetësimet e zyrtarëve të tjerë të Qeverisë për ‘veprimet agresive të Serbisë’ ndaj fqinjëve të saj.

Gjatë intervistës në CNN, Kurti tha se Serbia aktualisht ka 48 baza operative përrreth kufirit të Kosovës, secila e pajisur me pajisje ushtarake ruse dhe kineze, duke përfshirë sistemin FK3.

Ai paralajmëroi se këto baza, ku strehohen nga 50 deri në 150 ushtarë dhe oficerë, paraqesin një kërcënim të madh dhe janë të gatshëm të veprojnë.

“Ata janë të angazhuar edhe në luftë hibride dhe në të njëjtën kohë kanë këto stërvitje ushtarake në afërsi të kufirit tonë. Ata kanë 48 baza operative përpara rreth kufirit të Kosovës në pritje të një dritareje të re të mundësive.

Çfarë kërkojmë nga partnerët tanë demokratikë perëndimorë që të bëjnë presion ndaj Beogradit në mënyrë që të çmontojë këto 48 baza operative përpara, ku secila prej tyre ka 50 deri në 150 ushtarë dhe oficerë dhe aty pranë ka një pajisje, municione dhe armatim ushtarak ruse, por edhe atë kinez, përkatësisht sistemim FK3.” – tha Kurti.

Në të njëjtën linjë, hiq më larg se dje, kryediplomatja Donika Gërvalla, gjatë një interviste për median kroate “Veçernji list”, kritikoi disa vende perëndimore për “shumë dredhi”, duke i akuzuar se po lejojnë Aleksandar Vuçiqin të veprojë i papenguar “mund të ketë luftë gjithëmbarshme në Ballkan”.

“Fatkeqësisht ka ende oportunizëm dhe shumë nënshtrim në Perëndim, siç ishte rasti me Vladimir Putin. Dhe Aleksandar Vuçiq po zbaton vazhdimisht planin e lojës së Putinit, duke mbytur median e lirë dhe shoqërinë e lirë. Nëse duam të shmangim skenarin e ardhshëm ukrainas, duhet të ndalojmë së bëri asgjë”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla kritikoi Perëndimin se as në vitin 1999 pas bombardimti të Serbisë dhe çlirimit të Kosovës, “ata nuk nxorën konkluzionet e duhura dhe nuk siguruan paqen në Evropë”.

Paralajmërime të forta dha edhe kryparlamentari Konjufca i cili deklaroi para një jave se “një grup tjetër prej qindra që po trajnohen në Serbi për ndonjë sulm tjetër eventual” ndaj vendit, si ai i Banjskës.

Ndërsa Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, shkoi aq larg duke thënë se “duhet të jemi gati për luftë”, gazetën ukrainase “European Pravda”, rreth dy muaj më parë.

Madje, deklarata e tij u fshi menjëherë pasi e njëjta deklaratë mori hov në media.

Citati i parë (i shlyer mëpastaj):

“Ne duhet të jemi gati për luftë. Po, një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it. Megjithatë, siç ka treguar shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të fillohet kundër nesh – dhe ne duhet të jemi të përgatitur që kjo mund të ndodhë përsëri në çdo kohë”, thotë Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë i Kosovës

Të ngjashme