Uta Ibrahimi alpiniste Alpinistja e parë shqiptare që ka pushtuar majat e Himalajeve, ka deklaruar se Himalajet janë synim për çdo alpinist.
Ibrahimi në Emisionin e Mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka bërë me dije se kjo është një arritje jo vetëm për të, por edhe për popullin shqiptar.
“Është një projekt dy vjeçar. Unë kam arritur deri ne 6 mijë metra. Në këtë ekspeditë kama arritur në 3 maje, Kjo ekspeditë ka zgjatur katër javë. Është e vështirë, por kam arritur. Duhet bërë edhe trajnime për të arritur atje. Trajnimi është bërë në Himalaje në Nepal. Trajnimi përfshinë dhe ngjitjen e akull. Himalajet janë një sfidë për të gjithë alpinistë”, ka thënë ajo.
Ajo ka bërë me diej se kur ka arritur atje, iu është dukur krejt ndryshe. “Më është dukur botë ndryshe. Unë kam qenë vetëm dhe nuk ka pasur tjetër në ekip. Më kanë pyetur atje, se a e kemi kulturë që të ecim vet. Në shtatë ditët e para, kemi ecur nëpër Himalajet”, ka thënë ajo.
Ibrahimi, ka bërë me dije se fshatrat në Nepal, janë krejt ndryshe në krahasim me Kosovë. “Është dashur që dy orë të eci që të gjej një shtëpi. Sa i përket njerëzve atje, ishin krejt ndryshe në krahasim me Kosovën. Shumë të qetë. Kam takuar shumë njerëz”, ka thënë ajo.
Alpinistja e parë shqiptare në fillim është hamendur që vendosur që të ngjitet në këtë maje.
“Temperatura janë minus 20 gradë atje”, ka thënë ajo.