Shumë të krishterë ortodoksë ukrainas po përgatiten të festojnë Krishtlindjet më 25 dhjetor për herë të parë këtë vit.
Ukraina ka përdorur tradicionalisht kalendarin Julian, i përdorur edhe nga Rusia, ku Krishtlindjet bien më 7 janar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Për t’u larguar akoma nga Rusia, tani Ukraina po shënon Krishtlindjet sipas kalendarit perëndimor ose gregorian, të cilin e përdor në jetën e përditshme.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndryshoi ligjin në korrik, duke thënë se u lejon ukrainasve të “braktisin trashëgiminë ruse” të festimit të Krishtlindjeve në janar.
Në një mesazh për Krishtlindje të lëshuar të dielën në mbrëmje, Zelensky tha se të gjithë ukrainasit tani janë bashkë.
“Ne të gjithë festojmë Krishtlindjet së bashku. Në të njëjtën datë, si një familje e madhe, si një komb, si një vend i bashkuar”, ka thënë Zelensky.
Kisha Ortodokse e Ukrainës, një kishë e pavarur e sapokrijuar që mbajti shërbimin e saj të parë në 2019, ka ndryshuar gjithashtu datën e saj të Krishtlindjeve në 25 dhjetor.
Ajo u shkëput zyrtarisht nga kisha ortodokse ruse pas aneksimit të Krimesë nga Moska në 2014.