Luis Rubiales ka thënë se nuk do të japë dorëheqje nga posti i presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, pasi puthi në buzë futbollisten Jenni Hermoso pas finales së Kupës së Botës.
Rubiales u bë viral, pasi puthi Hermoson, gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve të Kupës së Botës, ku spanjollet i mposhtën anglezet me rezultat 1-0.
“Nuk do të japë dorëheqje, nuk do të japë”, u shpreh Rubiales.
Në lidhje më këtë rast, FIFA hapi procedurat disiplinore kundër Rubiales të enjten, njofton Klankosova.tv.
”Komiteti disiplinor i FIFA-s informoi sot Luis Rubiales, presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, se po hap procedura disiplinore kundër tij bazuar në ngjarjet që ndodhën gjatë finales”.
FIFA tha se incidenti “mund të përbëjë shkelje të nenit 13 paragrafët 1 dhe 2 të kodit disiplinor të FIFA-s”. /Klankosova.tv.