Putin: Coronavirusi ende s’e ka arritur pikun

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ende janë duke shënuar rritje të të infektuarve me koronavirus.

“Përhapja e epidemisë, fatkeqësisht është duke vazhduar. Numri i qytetarëve të prekur po rritet dhe, jo vetëm në Moske, që ka qenë e para që është përballë me këtë kërcënim”, ka thënë Putin, shkruan CNN.

“Nga ekspertët – kjo është, piku ende nuk është arritur”.

Ai ka pohuar se do të bëjnë gjithçka për ta lehtësuar situatën kur të arrihet në pikën që të regjistrohen infeksione edhe më të mëdha.

Të ngjashme