Putin dhe Erdogan sot pritet të flasin në telefon për situatën në Ukrainë

Prishtinë | 04 Jan 2023 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka planifikuar që sot të bisedojë në telefon me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Agjencia ruse e lajmeve “Interfax” ka raportuar të martën se këtë e deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Të dy liderët kanë pasur disa herë biseda telefonike prej kur Rusia e filloi pushtimin ndaj Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Turqia ka vepruar si ndërmjetësuese, përkrah Kombeve të Bashkuara, për të arritur një marrëveshje që do të lejonte eksportimin e grurit nga portet ukrainase, shkruan Reuters,

Të ngjashme