Putin dhe Trump flasin më shumë se 1 orë në telefon, diskutojnë armëpushimin me Iranin

President Donald Trump, left, and Russia's President Vladimir Putin arrive for a joint press conference at Joint Base Elmendorf-Richardson, Alaska, Friday, Aug. 15, 2025. (AP Photo/Jae C. Hong)
Prishtinë | 29 Pri 2026 | 20:07 | Nga Ekonomia Online

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i ShBA-së, Donald Trump kanë biseduar në telefon më shumë se 1 orë.

Zëdhënësit të Kremlinit, Yury Ushakov ka bërë të ditur se dy presidentët kanë diskutuar për armëpushimin me Iranin, raporton CNN.

“Vladimir Putin beson se vendimi i Donald Trump për të zgjatur armëpushimin me Iranin është i saktë, kjo duhet të ofrojë një mundësi për negociata dhe në përgjithësi të ndihmojë në stabilizimin e situatës”, tha Ushakov.

Ai gjithashtu bëri të ditur se presidenti Putin dhe Trump diskutuan edhe për luftën në Ukrainë.

Të ngjashme