Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka folur sot shumë për Kosovën gjatë konferencës së përbashkët që e kishte me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili po qëndron në Moskë.
Putin i tha në sy Guterres se është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ajo e cila e ka vërtetuar vullnetin e popullit të Kosovës për vetëvendosje. Putin deklaroi se e ka lexuar me detaje vendimin e GJND-së dhe e di se shumica e shteteve e kanë pranuar Kosovën dhe për këtë ai pyeti se nëse Bashkësia Ndërkombëtare po përdor standarde të dyfishta dhe konstatoi se, sipas tij, të njëjtën drejtë sikur Kosova duhet ta kenë për të vendosur edhe njerëzit e rajonit të Donbasit.
Në këtë rast Guterres e ka dëgjuar më vëmendje Putitnin dhe në fund i tha “Zotëri president, OKB-ja nuk e njeh Kosovën”, kurse lideri i Kremlinit ia ktheu se “shumica e vendeve e njohin Kosovën”.