Putin e mbështet Vuçiqin për çështjen e Kosovës

Prishtinë | 14 Shk 2023 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka ofruar përkrahje homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq rreth çështjes së Kosovës.

Këtë mbështetje, kreu i shtetit rus ia ofroi Vuçiqit përmes një letre urimi për Ditën e Shtetësisë së Serbisë.

“Serbia është një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Rusisë. Ne vlerësojmë shumë kursin e balancuar të politikës së jashtme të ndjekur nga Beogradi në rrethanat aktuale komplekse ndërkombëtare. Ne mbështesim përpjekjet tuaja që synojnë mbrojtjen e integritetit territorial të vendit dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, thuhet në letër, bën të ditur presidenca serbe.

“Jam i bindur se zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik ruso-serb korrespondon plotësisht me interesat e kombeve tona vëllazërore”.

Të ngjashme