Udhëheqësit e Rusisë, Turqisë dhe Iranit u takuan në Ankara ditën e djeshme, për të çimentuar aleancën e tyre në sfidë të ndikimit të Amerikës dhe Perëndimit në rajon
Presidenti Putin, presidenti Erdogan dhe presidenti Rouhani premtuan të punojnë së bashku për të krijuar një “armëpushim të qëndrueshëm” në Siri, të ndërtojnë një spital për civilët e plagosur në Ghoutan Lindore dhe t’u lejojnë refugjatëve të kthehen në shtëpi.
Megjithatë, bashkimi i tre presidentëve paraqet një shqetësim të madh për SHBA-në dhe aftësinë e saj për të ndikuar në të ardhmen e vendit dhe rajonit.
Rusia mbështet qeverinë siriane në luftën civile, duke u bashkuar gjithnjë e më shumë me Iranin dhe Turqinë, edhe pse kjo e fundit mbështet gjithashtu grupet rebele në veri të vendit të cilat janë kundër Asadit.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara mbështesin kryesisht grupet kurde
Rusia dhe Irani janë partnerë strategjikë, pasi Putin që siguron mbështetje ushtarake dhe financiare në këmbim të ndikimit mbi Lindjen e Mesme.
Ndërkohë, Turqia ka qenë duke kërkuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por vitet e fundit është tërhequr më pranë Rusisë.
Këto lidhje thelbësore janë shqetësuese për Evropën, sepse Turqia është një zonë e rëndësishme për emigrantët, duke filtruar xhihadistët që përpiqen të kalojnë kufirin
Putin nga ana tjetër, furnizon si Iranin, ashtu dhe Turqinë me pajisje të sofistikuara ushtarake.
Presidenti Erdogan kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje armësh prej 2.5 miliard dollarësh me Rusinë për raketat e sofistikuara antiajrore, gjë që ka shkaktuar tmerr në mesin e anëtarëve të tjerë të NATO-s.