Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka diskutuar çështjen e konfliktit në Siri përmes telefoni me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Kremlini ka bërë të ditur se Putin e ka ftuar Erdoganin për vizitë në Rusi dhe që kjo vizitë të bëhet sa më parë të jetë e mundur, transmeton Klan Kosova.
Ftesa siç njoftohet është bërë për një vizitë pune dhe se ajo është pranuar nga Presidenti turk.
Të dy liderët thuhet se kanë theksuar “nevojën e parandalimit të konfrontimeve në mes të forcave turke dhe atyre siriane”