Në komentet e tij të fundit mbi gatishmërinë e Rusisë për bisedime diplomatike, presidenti rus ka bërë të qartë se ai ka ende një vijë të kuqe.
Duke folur me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, Vladimir Putin tha se Ukraina duhet të marrë parasysh “realitetet e reja territoriale” që të ndodhin bisedimet.
Putin tha më parë se Rusia ishte gati për bisedime, duke akuzuar Ukrainën dhe Perëndimin për refuzim të bashkëpunimit.
Por Rusia e ka bërë të qartë se Ukraina duhet të heqë dorë nga territori në mënyrë që të fillojnë bisedimet.
Sipas Kremlinit, në bisedimet me Erdogan, presidenti rus kishte “pranuar rolin shkatërrues të Perëndimit, duke pompuar armë në Kiev, duke ofruar informacion dhe udhëzime”.