Putin i thotë “bravo” Trump’it për tërheqje nga Siria

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se SHBA ka marrë vendimin e duhur për tërheqje nga Siria.

Gjatë konferencës vjetore me median e brendshme dhe të jashtme, Putin u pyet nga Chicago Tribune për mendimin e tij për tërheqjen e SHBA’së nga Siria.

‘Donald ka të drejtë dhe pajtohem me të’, ka thënë Putin.

Putin iu referua qëndrimit të Moskës që prezenca e SHBA’së në Siri është jo-legjitime sepse nuk pajtohet me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e as miratuar presidenti sirian, Bashar Al-Assad.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme