Putin reagon për sulmet ajrore të ShBA-së në Siri

Prishtinë | 07 Pri 2017 | 09:07 | Nga

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka reaguar pas sulmeve ajrore të ShBA-së kundër Sirisë, gjegjësisht bazave ushtarake të ushtrisë siriane.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se sulmet ajrore të ShBA-së në një bazë siriane kanë thyer ligjin ndërkombëtar dhe do t’i dëmtojnë lidhjet ShBA-Rusi, shkruan Reuters.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitru Peskov, ka cituar liderin rus të ketë thënë se Putin e sheh si “agresion kundër një kombi sovran” sulmin ajror të ShBA-së në Siri.

Peskov ka thënë se Siria nuk ka armë kimike dhe se ky veprim i ShBA-së në mënyrë të pashmangshme do të krijojë një pengesë serioze për të krijuar një koalicion ndërkombëtar për të luftuar terrorizmin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme