Putin: Rusia e gatshme të dërgojë trupa të sigurisë në Bjellorusi

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se është në gatishmëri për të dërguar trupa të sigurisë në Bjellorusi nëse protestat bëhen të dhunshme.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, po përballet me protesta për javë të tëra kundër rizgjedhjes së tij si president i vendit.

Putini i tha televizionit shtetëror të Rusisë se Lukashenko i ka kërkuar të përgatisë një kontingjent të forcave të sigurisë ruse për t’u vendosur në Bjellorusi në rast nevoje.

Putin ka shtuar se me Lukashenkon janë pajtuar se “nuk është e nevojshme një gjë e tillë tash dhe shpresoj se nuk do të ketë”, raporton AP.

“Forcat ruse nuk do të përdoren nëse elementët ekstremistë në Bjellorusi nuk e kalojnë vijën dhe fillojnë veprimet e plaçkitjes”, tha Putin.

Ai u ka bërë thirrje autoriteteve bjelloruse dhe opozitës që të gjejnë një zgjidhje politike të krizës.

Protesta në Bjellorusi kanë filluar që nga zgjedhjet e 9 gushtit, ku Komisioni Zgjedhor tha se Lukashenko i cili ka qenë ën pushtet që nga viti 1994, ka fituar 80.1% të votave, ndërsa kundërshtarja e tij e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, me 10.12%, transmeton KOHA.

Të ngjashme