Putin urdhëron luftëtarët e Wagnerit të nënshkruajnë betimin e besnikërisë pas vdekjes së Prigozhin

Prishtinë | 26 Gus 2023 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar luftëtarët e Wagner të nënshkruajnë një betim për besnikëri ndaj shtetit rus.

Kjo vjen pas aksidenti vdekjeprurës të një avioni ku besohet të ketë mbetur i vdekur, Yevgeny Prigozhin, shefi i grupit mercenar, Wagner, shkruan Reuters.

Putin nënshkroi dekretin që sjell ndryshimin me efekt të menjëhershëm të premten pasi Kremlini tha se sugjerimet perëndimore se Prigozhin ishte vrarë me urdhër të tij ishin një “gënjeshtër absolute”.

Të ngjashme