Putini thotë se afër 5,000 njerëz janë vrarë në konfliktin në Nagorno-Karabakh

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të enjten se Moska beson se janë vrarë rreth 5,000 njerëz në luftimet mes Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene në rajonin Nagorno-Karabakh.

“Ka shumë të vrarë nga të dyja anët, më shumë se 2,000 nga të dyja palët”, ka thënë Putini, raporton Reuters.

Nagorno-Karabakh ka thënë se 874 nga personeli ushatark janë vrarë që nga 27 shtatori dhe 37 civilë. Azerbajxhani ka thënë se 61 civilë azerë janë vrarë dhe 291 janë plagosur, teksa nuk ka dhënë shifra për ushtarë të vrarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme