Pyetet për punëtorët e “Trafikut Urban”, Kurti vazhdon rrugën pa përgjigje

Prishtinë | 26 Nën 2025 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjen lidhur me situatën e punëtorëve të “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë të cilët kanë ndërpre qarkullimin e autobusëve që nga e hëna për shkak se nuk kanë marrë pagat e tyre, raporton Ekonomia Online.

Ndërkohë që çështja e punëtorëve është bërë lojë ping-pongu mes Komunës së Prishtinës dhe ministrisë së Financave.

Të ngjashme