Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, është mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Herë pas here ai ndan me fansat fotografi apo video të ndryshme nga jeta e përditshme ose aktivitetet në muzikë dhe televizion.
Së fundmi, ai u ka dhënë mundësinë ndjekësve të tij në InstaStory që t’i parashtrojnë nga një pyetje, së cilave më pas ai do t’iu përgjigjej.
Dhe një prej pyetjeve më interesante të drejtuar nga një fans ishte rreth operacioneve plastike, nëse këngëtari Berisha ka bërë ndonjëherë një të tillë.
Ai vendosi që një pyetje të tillë t’i përgjigjet me sarkazëm, duke thënë se i vetmi “operacion” që ka bërë ndonjëherë është synetia.
“I vetmi operacion që e kam bërë është synetia para 35 vitesh”, ka qenë përgjigja e tij ndaj fansit.
Roberti përndryshe kohët e fundit ka zhvendosur aktivitetin e tij më shumë në televizion, si drejtues i emisionit “Robi plaket kur don vet”.