Pyetje që njerëzit e kulturuar nuk i bëjnë

Prishtinë | 30 Maj 2022 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Aftësia për të hyrë në muhabet është një aftësi e mirë që ju vlen si në punë ashtu edhe në jetë, por ndonjëherë edhe njerëzit e sjellshëm pa dashje bëjnë pyetje që mund të shkaktojnë refuzimin e një bashkëbiseduesi dhe dëshirën për të mos folur.

Dhe shumë shpesh nuk është e qartë se ku qëndron problemi.

Ja se cilat janë pyetjet që njerëzit u bëjnë të panjohurve në biseda më shpesh.

Ne zgjodhëm ato që ju duhet të shmangni, veçanërisht nëse doni të mbani kontakte të mira dhe të bëni një bisedë të mirë.

1. “Mami yt është kjo?”

https://shkollaesuksesit.com/wp-content/uploads/2019/01/1.jpg

Nëse nuk e dini me siguri se çfarë lloj marrëdhënieje kanë njerëzit që keni përballë, ju nuk duhet të hamendësoni dhe të jepni variantet.Është e mundshme që bashkëbiseduesi juaj të largohet nga pyetje të tilla si:

“A është nëna juaj / motra / vëllai / biri juaj?”

“A keni lidhje familjare?”

Ju mund të ngatërroni gabimisht një motër më të madhe me nënën, ose t’i quani njerëzit që nuk e pëlqejnë njëri-tjetrin të afërm. Ngjashmëria me njëri-tjetrin mund të jetë një ofendim i madh për ta.

Është shumë më e thjeshtë dhe më e sjellshme për të dalë në përfundimin se çfarë statusi marrëdhënieje kanë personat që keni përballë duke parë sjelljen, mënyrën dhe bashkëbisedimin e tyre.

2. “Sa kohë keni së bashku?”

https://shkollaesuksesit.com/wp-content/uploads/2019/01/8829260-46027310-63c9c0183364cda22fb42308751d36fdbf413185-1500-1-1545991832-728-32e9147584-1546374457.jpg

Njerëzve u pëlqen të flasin për marrëdhëniet e tyre dhe marrëdhëniet e të tjerëve.

Sidoqoftë, nëse bashkëbiseduesit tuaj nuk po e ndajnë me të tjerët statusin e marrëdhënies së tyre, më mirë mos pyesni se prej sa kohësh janë së bashku dhe nëse janë martuar apo jo.

Njerëzit që keni përballë mund të rezultojnë të jenë thjesht miq që kanë vendosur të vijnë së bashku në festë. Pyetjet rreth martesës mund të jenë të pakëndshme për çiftet që kanë mosmarrëveshje në këtë temë.

3. “Kur do të bëheni me fëmijë?”

https://shkollaesuksesit.com/wp-content/uploads/2019/01/8829310-46032460-ec2d107d9e6d58840a4dd9f2cda50e18590fad42-1500-1-1545992128-728-32e9147584-1546374457.jpg

Këtu janë disa pyetje të tjera që bëni mirë t’i shmangni:

A keni fëmijë?”

“A je shtatzënë?”

“A dëshironi djalë apo vajzë?”

Ne mund t’ju sigurojmë që çdo nënë me shumë fëmijë pyetet vazhdimisht: “A janë të gjithë këta fëmijë tuajët?” Kjo me gjasë e bën atë të xhindoset!

Një pyetje për të pasur fëmijë mund të fyejë çifte pa fëmijë dhe t’i mërzisë ata që nuk mund të kenë një fëmijë. Përveç kësaj, tema e shtatzënisë mund të tingëllojë si një ngacmim ose një aluzion për të qenit mbipeshë.

Nëse bashkëbiseduesi juaj ka me vete fëmijët, është më mirë ta pyesni për gjërat që atyre ju interesojnë dhe nëse janë pa fëmijë, është më mirë të gjeni një temë më neutrale për bisedën tuaj fillestare.

4. “A do të qëndrojë përgjithmonë?”

Natyrisht, njerëzit kanë më pak gjasa të flasin për probleme shëndetësore të dukshme dhe të dallueshme të bashkëbiseduesit të tyre, por shpesh bëjnë pyetje të parëndësishme rreth veçorive të paraqitjes së një personi si:

A ishte e dhimbshme?”

“A është e vertetë?”

Shumë pak njerëzve iu duket interesante t’u tregojnë të panjohurve për tatuazhet e tyre, piercing dhe flokët e tyre rasta. Për më tepër, nuk duhet t’i prekni kurrë njerëzit e tjerë ose sendet e tyre, kjo është një shkelje e hapësirës personale.

Pyetja rreth procedurave kozmetike që një person ka kryer nuk është gjithashtu një tregues i sjelljes së mirë.

Edhe nëse jeni i sigurt se personi përballë jush është nxirë në solar, ju nuk duhet t’a pyesni për adresën e sallonit. Ndoshta ky person dëshiron të pretendojë se kjo është ngjyra natyrale e lëkurës dhe pyetja juaj mund t’ia prishë humorin.

5. “Çfarë të duhet?”

https://shkollaesuksesit.com/wp-content/uploads/2019/01/8829410-38361860-82071c84fa3d0cd5fdba1e026dc1bb7909d8a522-3000-1-1545305467-728-32e9147584-1546374457.jpg

Hobitë janë një temë e mirë për biseda të vogla. Kjo mund t’ju ndihmojë të bëheni miq të mirë me njerëz të rinj. Megjithatë, ka edhe një varg pyetjesh që mund të vënë në siklet një bashkëbisedues.

Për shembull, pyetja pse një personi i duhen 5 qen ose pse ata kanë një hobi aq të shtrenjtë nuk është aspak një pyetje e këndshme. Bashkëbiseduesi juaj mund të mendojë se i konsideroni hobitë e tyre budallallëqe.

6. “Sa e ke rrogën?”

https://shkollaesuksesit.com/wp-content/uploads/2019/01/8829460-46040310-ff4b2b7d358758c0a0afef5eae68596ee77959a1-1500-1-1545992433-728-32e9147584-1546374457.jpg

Shumë njerëz i pyesin bashkëbiseduesit e tyre se sa e kanë rrogën dhe kur nuk marrin një përgjigje, ata mund të përpiqen të gjejnë se sa fitojnë ekspertë në këtë fushë në përgjithësi.

Për më tepër, njerëzve nuk më pëlqen të pranojnë se paga e tyre nuk është aq e lartë dhe ata thjesht e pëlqejnë punën e tyre. Ose se nuk u pëlqen puna e tyre dhe duan ta ndryshojnë atë, por nuk kanë gjetur ende mundësinë e duhur. Gjithsesi, pyetjet rreth parave dhe shpërblimeve janë shumë personale për t’u bërë.

“Sa të ka kushtuar?”

Blerjet mund të jenë një tjetër temë e pakëndshme. Ndoshta po pyesni thjesht për koston e artikullit sepse miku/mikesha juaj ka blerë kohët e fundit të njëjtën gjë dhe ju thjesht dëshironi të krahasoni çmimet.

Por bashkëbiseduesi juaj mund të mendojë se po përpiqeni të vlerësoni gjendjen e tyre financiare dhe aftësinë për të përballuar blerje të caktuara.

Si t’u përgjigjeni pyetjeve të sikletshme?

Çfarë ndodh nëse dikush ju bën një pyetje të pakëndshme? Veprimet e mëposhtme mund të jenë shumë të dobishme:

Ndryshoni temën

Jepni një përgjigje të shkurtër

Refuzoni të përgjigjeni

Shumë shpesh, injorimi i një pyetjeje do të jetë e mjaftueshme për ta bërë bashkëbiseduesin tuaj të kuptojë se është e sikletshme për ju. Ndryshimi i temës dhe dhënia e një përgjigjeje të shkurtër është gjithashtu një sinjal i mirë që nuk ju pëlqen.

Megjithatë, nëse bashkëbiseduesi juaj këmbëngul në përgjigjen, thjesht mund të thoni: “Nuk dua të flas për këtë gjë, të ndryshojmë temë“. Është shumë më mirë sesa të zemëroheni, të jeni nervoz dhe të inatosur në temën që nuk ju pëlqen.

Pyetjet përcaktojnë rrjedhën e bisedës. Të mësuarit për t’i bërë pyetjet në mënyrë korrekte do të thotë të bëheni një bashkëbisedues i mirë që tërheq njerëz të tjerë.

Të ngjashme