Pyetjet e Provimit të Maturës shpërndahen në rrjete sociale

Prishtinë | 27 Gus 2022 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Sot ka filluar mbajtja e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore për maturantët  të cilët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e kaluar.

Njëjtë sikurse në afatin e parë edhe kësaj radhe ka pasur shpërndarje të testeve nëpër rrjete sociale të ndryshme.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se shpërndarja e tyre është bërë nëpër grupe të formuara në rrjetet sociale.

Ndryshe, testimit në afatin e dytë do t’i nënshtrohen mbi 5 mijë maturantë në gjithsej 59 qendra testimi.

Të ngjashme