Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë deputeti i VV’së Nezir Kraki gazetarit Xhezair Dashi kur ky i fundit e kishte pyetur për doktoraturën e tij në Francë.
“Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Nezir Kraki ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe paralajmëruese kundër gazetarit të Nacionales, Xhezair Dashi. Gazetari i ka dërguar pyetje për doktoraturën e tij në Francë, kurse deputeti e ka paralajmëruar se kësaj pyetjeje “mund t’ia shohë sherrin”. Në mesazhin zanor, Kraki dëgjohet t’i ketë thënë Dashit se “njerëzit nuk harrojnë, as nuk falin”.”
Mesazhi i plotë: “Nuk e keni idenë qysh funksionon Franca, as s’keni lidhje me këtë punë dhe çoheni tash. Hajt mor burrë, që thojmë ne në Junik: ‘Rri para kijeve, rri para kijeve o burrë’. Edhe shpifjes munesh me ia pa sherrin një ditë, apo kupton? Shpifjes gratis. Se njerëzit nuk harrojnë, dhe as nuk ta falin. Hajt!”.