Pyjet në Amazonë tani lëshojnë më shumë karbon se sa absorbojnë

Prishtinë | 02 Gus 2021 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Një studim i ri i bërë në Brazil, ka vërtetuar se shpyllëzimi dhe ndryshimet klimatike po ndryshojnë aftësinë e pyjeve të Amazonës për të absorbuar karbonin.

Amazona, shtëpia e pyllit më të madh tropikal në botë, ka luajtur një rol kryesor në absorbimin dhe ruajtjen e karbonit përgjatë viteve.

Pyjet e Amazonës njihen edhe si mushkëritë e planetit Tokë, raporton the Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Por fatkeqësisht ndikimet në rritje të ndryshimeve klimatike dhe shpyllëzimi i vazhdueshëm në këtë zonë, ka krijuar dëm të madh për Amazonën.

Në fillim të këtij viti, studimi zbuloi se pylli i shiut në Brazil, ka lëshuar në ambient 20 përqind më shumë dioksid karboni, se sa ka absorbuar prej vitit 2010, deri në 2019.

Për këtë studim, hulumtuesit përdorën avionët për të marrë rreth 600 mostra, në pjesë të zgjedhura të pyjeve të shiut.

Ata gjetën një ndarje shumë të qartë midis pjesëve lindore dhe perëndimore të këtyre pyjeve.

Në pjesën lindore të Amazonës, e cila është rreth 30% e shpyllëzuar, emetohet 10 herë më shumë karbon sesa në perëndim, i cili është rreth 11% i shpyllëzuar.

Këto të dhëna i bëri të ditura, Luciana Gatti, autorja kryesore e studimit, nga Instituti Kombëtar i Brazilit për Kërkime Hapësinore.

Studiuesit janë të shqetësuar se ndryshimi i klimës po ndërhyn edhe në reshjet e shiut, të cilat ata argumentojnë se kanë pasoja të menjëhershme për Brazilin.

“Ky është një lajm shumë i keq për të gjithë, por kryesisht për Brazilin,” tha Dr.Gatti.

“Ne kemi shumë probleme me mungesën e reshjeve, të tilla si energjia elektrike nga hidrocentrali e cila vazhdimisht shtrejtohet.Ka gjithashtu humbje të mëdha në bujqësi.”

Ndërsa Nancy Harris, nga Instituti i Burimeve Botërore, u shpreh se “Shkenca tregon qartë se Amazona është në telashe. Emetimet e larta nga shpyllëzimet kanë pllakosur rajonin për dekada, dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike në pyje si thatësira dhe zjarret  nga nxehtësia do të bëhen gjithnjë e më të zakonshme gjatë dekadave në vazhdim”.

Të ngjashme