Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sqaron se pylltari i arrestuar M.K., për të cilin raportuan mediet, nuk është zyrtar i tyre.
“Shkrimi me titull ‘Arrestohet një pylltar në Ferizaj për shkak të marrjes së ryshfetit”, përmban të pavërteta, pasi që pylltari i arrestuar M.K., nuk është zyrtar i Agjencisë Pyjore të Kosovës, siç thuhet në brendësi të shkrimit, por është zyrtar i Autoriteti Pyjor Komunal të Ferizajt. Po ashtu dëshirojmë të sqarojmë se ndaj personit në fjalë, Drejtoria Qendror i Inspeksionit për Pylltari dhe Gjueti, i cili është në varësi të AKP-së ka qenë edhe iniciuesi i padive dhe kërkesave për hetimin e veprimeve të këtij zyrtari dhe falë këtij bashkëpunimi në mes institucioneve ka ardhur deri të ky arrestim”, thuhet në reagimin e e APK-së.