Koalicioni PDK-AAK-Nisma, është dënuar me 1200 euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për shkak të një posteri të kandidatit për deputet, Bekim Haxhiu, i cili ishte vendosur në objektin e Degës së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, në Komoran kundër rregullave të fushatës zgjedhore.
Dënimi ka ardhur pas ankesës nga Lëvizja Vetëvendosje. Bekim Haxhiu, e kishte mohuar akuzën, duke kundër-akuzuar se janë aktivistë të Vetëvendosjes që vet e vendosen posterin që t’i bëjnë problem më pas Haxhiut.
Por vendimi i PZAP thotë se ankesa e Vetëvendosjes, pranohet si e bazuar dhe koalicionit PDK-AAK-Nisma i shqiptohet dënim prej 1200 eurosh.