Qalaj dënon dhunën brutale ndaj qytetarit të prangosur në stacionin policorë të Gjakovës

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka reaguar ndaj videos së publikuar dje në media ku shihet ushtrimi i dhunës brutale ndaj qytetarit me duar të lidhura nga komandanti i Stacionit Policorë të Gjakovës, Kristë Gjokaj.

Sipas Qalajt, dhuna ndaj të prangosurit është e papranueshme pavarësisht se për kënd bëhet fjalë.

“Absolutisht nuk do koment ajo punë, nuk është e lejuar. Në asnjë procedurë në asnjë moment nuk lejohet që dhuna të aplikohet ndaj një personi pavarësisht se kush është ai”, ka theksuar Qalaj për Gazetën Sinjali

Në videon të publikuar nga mediat shihen teksa komandanti Gjokaj dhe pesë personat e tjerë zyrtar kapiteni Bekim Preqi, rreshteri Gëzim Biblekaj si dhe Agron Idrizi, Milot Ukaj dhe Shaban Limanaj përdorin dhunë të shfrenuar me grushte e shkelma mbi qytetarin e prangosur brenda stacionit policor të Gjakovës.

Mirëpo edhe përkundër gjithë kësaj dhune, komandanti dhe pesë policët vazhdojnë të mbajnë pozitën dhe funksionet e tyre zyrtare.

Tutje, ai është pyetur se pse të njëjti persona mbajë ende pozitat e tyre dhe nuk janë dënuar për këtë rast, drejtori Qalaj u përgjigjë duke thënë se nuk e ndjen vetën përgjegjës për këtë punën dhe së për këtë çështje duhet ti drejtohemi Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Rasti është duke u hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës. Ndërprerja e suspendimit ka ardhur prapë nga Inspektorati Policor i Kosovës. Ju kisha lut që t`i drejtoheni edhe atyre meqenëse nuk jam kompetent të flas në çështjen e hetimeve të rastit. Rekomandimi për suspendim dhe poashtu për ndërprerje të suspendimit ka qenë prej Inspektoratit”, tha për Sinjalin Qalaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme