Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar për herë të parë rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) për vitin 2017.
Ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe komunikimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga ekonomitë familjare dhe individët e kategorisë 16-74 vjeç.
Nga rezultatet e dala nga ky publikim, në vitin 2017 ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në kompjuterë 61.3%, përderisa 38.7% e tyre janë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në asnjë lloj pajisje elektronike kompjuterike (si: desktop, laptop, netbook, tablet), duke përjashtuar telefonat e mençur.
Ndërkaq, qasje në internet në shtëpi, nga çfarëdo lloj pajisjeje kanë pasur 88.8% të ekonomive familjare.
Kurse, përdorimi i kompjuterit dhe i internetit nga individët rezulton të jetë 38.7%, ndërsa përdorimi i internetit 82.9%.