Që në mëngjes, pritjet te Dheu i Bardhë deri në tri orë

Prishtinë | 27 Kor 2023 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë tek pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë janë deri në tri orë, ndërsa për të dalë nga Kosova deri në një orë e gjysmë.

Pritje ka edhe tek pikëkalimet kufitare në Merdarë e në Muçibabë, ku për dallim nga Dheu i Bardhë, pritjet në këto dy pika kufitare janë prej 10 deri në 20 minuta.

Ndërsa, në pikat e tjera kufitare, pritjet për të hyrë por edhe për të dalë nga Kosova janë prej 3 deri në 5 minuta.

Të ngjashme