Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, Florian Qehaja, ka zhvilluar takim me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriore, Bujar Osmanin me të cilin kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe realizmin e projekteve të përbashkëta.
Në një postim në Twitter, Qehaja ka shkruar se ishte i kënaqur për takimin me Osmanin për diskutuar për ide dhe projekte në dobi të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve
“Ide dhe projekte konkrete përpara, në dobi të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe”, ka shkruar ai.
Ndërsa, Osmani ka thënë se u diskutua për raportet aktuale ndërmjet dy vendeve dhe projektet e përbashkëta.
Kosova dhe Maqedonia Veriore synojnë ndërtimin e përbashkët të rrugës Prizren – Tetovë.
Këtë synim e ka përmendur edhe kryeministri Kurti gjatë vizitës në Tetovë, vizitë kjo e cila ngjalli reagime të shumta.