Qehaja për kërkesën e SBAShK-ut për vaksinim: Prioritetet i caktojnë IKShPK-ja dhe MSh-ja

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 09:58 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik që punëtorët e arsimit t’i kenë si prioritet për t’i vaksinuar me vaksinat kundër COVID-19.

Mirëpo, eksperti i arsimit Rinor Qehaja në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kërkesa e SBAShK-ut është e drejtë e tyre, mirëpo sipas tij prioritetet në shpërndarjen e vaksinave duhet të përcaktohen nga institucionet e tjera përgjegjëse siç thotë ai nga IKShPK-ja dhe MSh-ja.

“Kërkesa e SBAShK-ut për prioritet në shpërndarjen e vaksinave është e drejtë e tyre dhe besoj që komuniteti i mësimdhënësve paraqet një grup të ndjeshëm, mirëpo rikujtojë që prioritetet në shpërndarje të vaksinave duhet të përcaktohet nga institucionet tjera përgjegjëse në këtë rast nga IKShPK-ja dhe ministria e Shëndetësisë”.

Mes tjerash Qehaja ka shtuar se në bazë të statistikave që kanë shpërndarja e  virusit në shkolla është më i vogël duke krahasuar me çfarëdo ambienti tjetër.

“Neve vlerësojmë dhe me statistika që na u kanë prezantuar deri më tash që shpërndarja e virusit në komunitetin e shkollave është shumë më e vogël krahas me çfarëdo ambienti tjetër dhe ajo çka mungon është një komunikim më i duhur nga institucionet shëndetësorë dhe komunitetin e shkollës, në mënyrë që të njëjtëve në vazhdimësi të ju sigurohet që shkolla nuk paraqet një sigurim më të lartë se sa çfarëdo profesioni tjetër”.

“Neve vlerësojmë se disiplina në shkolla është shumë më e madhe me krahas me çfarëdo ambienti tjetër dhe këtë e kanë dëshmuar tash për dy gjysmë vjetori qoftë nga nxënësit dhe mësimdhënësit dhe përkushtimi në komunitet të shkollës është shumë më i madh në krahasim me vendet e tjera”, ka thënë ai për EO.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/sbashk-u-kerkon-qe-mesimdhenesit-te-jene-prioritet-per-vaksinim-kunder-covid-19/

Të ngjashme