Gjetjen e një zgjidhje në mes të sindikatave dhe institucioneve të Kosovës, po e kërkon edhe drejtori i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja.
Ai për FrontOnline, tha se është kundër ndërprerjes së procesit mësimor nga SBASHKU.
“Protesta si mjet sindikal nuk ka asgjë të keqe, në fakt do të dëshironim që SBASHK-u gjithherë të shfrytëzojë reagime të arsyeshme sindikale, dhe jo ndërprerje të procesit mësimor. Besoj shumë që një komunikim i hapur mes institucioneve dhe SBASHK-u do të tejkaloj së shpejti situatën e krijuar”, tha Qehaja.