Naim Qelaj ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e Avokatit të Popullit nga paraardhësi i tij, Hilmi Jashari, raporton Ekonomia Online.
Ky i fundit, i uroi sukses Qelajt në detyrën e re, teksa kërkoi që ky institucion të mbetet më kredibili në vend.
“Zotri Qalaj sot zyrtarisht e pranon detyrën nga unë si Avokat i Popullit. Sigurisht se për këtë institucion është që të shkojë mbarë dhe unë i uroj që ti shkojë mbarë puna dhe është e rëndësishme që vlerësimet nga Kuvendi që jemi institucion më kredibil të vazhdojë edhe më tutje. Për këto vite pos sfidave, kënaqësi ka qenë realizimi i punës bazuar ne ligje dhe kushtetutë. I siguroj avokatit bashkëpunim i sinqertë, me efikasitet të plotë”, tha Jashari.
Avokati i porsazgjedhur, Naim Qelaj tha se ndihet i nderuar me marrjen e postit të Avokatit të Popullit, raporton EO.
“Unë vërtete ndihem i nderuar që më është dhënë besimi i deputetëve që për këto 5 vite të jem avokat i popullit dhe i nderuar ndihem që këtë detyre e pranoj nga Hilmi Jashari i cili ka udhëhequr një institucion që ka qenë më i besuari në vend”.
“Padyshim besoj që stafi që jeni këtu do të më mbështesni siç ka ndodhur edhe më parë në mënyrë që sukseset mos të mungojnë. Do të mundohem që detyrat që i kam bazuar në ligje dhe Kushtetutë t’i zbatoj me përpikëri me gjithë qenien time”, tha ai, teksa lavdëroi punën e deritanishme të Hilmi Jasharit.
Qalaj tha se Prioritet i tij i do të jetë vazhdimi i punës së mirë që ka lënë Jashari.
“Sot do ta marrë dokumentacionin dhe do ta shoh projektet dhe kështu do të vazhdoj t’i kryejë deri në fund”, tha ai.
Qelaj gjatë së hënën është zgjedhur Avokat i Popullit me 69 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.