Një studim i realizuar së fundmi ka treguar se personat në moshë të shtyer mund të zhvillojnë qeliza të trurit njëjtë si ata të moshës së re.
Studiuesit në Universitetin e Kolumbisë kanë treguar për herë të parë se gratë dhe burrat e shëndetshëm, deri në 79 vjet, mund të gjenerojnë sasi të qelizave të reja të trurit si një person i moshës 14 vjeçare.
Deri më tani ka pasur mjaft diskutime lidhur me këtë dhe është besuar se zhvillimi i qelizave të trurit në moshën e shtyer nuk ndodh.
Megjithatë pas publikimin të këtij studimi të ri hapen dyert për tretmane dhe qasje të reja ndaj çrregullimeve mendore dhe sëmundjeve neurologjike siç mund të jetë Alzheimer.