Qëllohet me armë mbi protestuesit në SHBA, vritet një 19-vjeçar

Prishtinë | 30 Maj 2020 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Një 19-vjeçar ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë drejt turmës që protestonte për vrasjen e George Floyd në Detroit, SHBA.

I riu u qëllua rreth orës 11:30 (lokale), afër rrugëve të Kongresit, sipas një njoftimi nga Departamenti i Policisë në Detroit.

Policia njoftoi se një makinë tip fuoristadë në ecje ka qëlluar me armë një turmë njerëzish, të cilët po demonstronin për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd.

Plumbat kanë kapur një 19-vjeçar, i cili u transportua menjëherë në spital por nuk ia doli dot të shpëtonte.

Ndërkohë protestat kanë shpërthyer në të gjithë vendin. Protestuesit kërkojnë drejtësi për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd nga oficerët e policisë.

Të ngjashme