Qëlloi në drejtim të vëllait pas konfliktit për plazhin në Radhimë, arrestohet autori

Prishtinë | 04 Kor 2022 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar Eduard Kondin, i cili dyshohet se qëlloi me armë në drejtim të vëllait të tij në Radhimë, Benjamin Kondi. Ky i fundit ishte kthyer mbrëmjen e djeshme nga Anglia.

Konflikti sipas abcnews nisi për administrimin e plazhit i cili është në pronësi në dy vëllezërve dhe degradoi në përdorimin e armës.

Eduardi është arrestuar në një banesë në Lungomare dhe po shoqërohet në komisariat.

Si ndodhi ngjarja

Eduardi dyshohet se që nga parkimi ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në drejtim të Benjaminit rreth 5-6 herë. Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe rrethoi zonën. Turistët e frikësuar u shprehën se u larguan me vrap nga vendi i ngjarjes.

Ata theksuan se kishin dëgjuar 5-6 të shtëna. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Të ngjashme